Pas vetëm 1 fitoreje, në 7 përballje, bordi i Lyon vendosi t’i japë fund bashkëpunimit, me teknikun italian, Fabio Grosso dhe tashmë është në kërkim të një trajneri të ri, i cili duhet të jetë në gjendje të shpëtojë klubin, nga kriza e thellë, që e ka kapluar, që prej 2 sezoneve të fundit.
Klubi i njohur francez ka nisur menjëherë “gjuetinë”, për kreun e ri të pankinës dhe momentalisht në listën e “gjigantëve” francezë janë 3 emra goxha të njohur, në futbollin evropian, si dhe në Ligue 1.
Bruno Genesio, Igor Tudor dhe Jorge Sampaoli janë trajnerët që po negociojnë me drejtuesit e Lyon, të cilët në të vërtetë preferojnë më së shumti kroatin që sezonin e kaluar bëri shumë mirë te “të kaltërit” e Marseille, ku arriti t’i dërgonte deri në vendin e 3-të të renditjes. /i.m /abcnews.al