“Baruti u ndez”/ Ish-ushtaraku dëshmon në procesin “Gërdeci”: Djali që bërtiti ndërroi jetë, ne të tjerët morëm plagë nga flakët

schedule12:56 - 30 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 30 Nëntor, 2023

Sadik Sula, një ish-ushtarak i dalë në pension në kohën e ngjarjes së Gërdecit, dëshmoi në Gjykatë në procesin mdaj Mediut. Para trupit gjykues ai tha se detyra e tij në Gërdec ishte të hiqte djegësat nga predhat.

“Detyra ime në Gërdec ishte të hiqja djegsat nga predhat, kisha punë të veçuar. Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur “baruti u ndez”. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen. Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur.

Dy javë punova aty, pasi pash situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension të parakohshëm ushtarak. Kur pash zjarrin, te karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh.

Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë. Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi po të ishte kapur menjëherë. Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”. Në proces do vijojnë të japin dëshmi disa dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!