Një zjarr ka përfshirë azilin e të moshuarve në Fier. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, megjithatë dyshohet te një pajisje elektrike në verandën e godinës.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, vihet re se në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia.
Ndërkohë, të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al