Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York.
Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New York duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.
Festa e Flamurit është festuar gjithashtu në Londër, Gjermani, Milano, Greqi. Të gjithë shqiptarët janë mbledhur në sheshe duke festuar ditët më të rëndësishme. Me flamuj në duar duke kënduar dhe kërcyër kanë mbushur rrugët e qyteteve.
Rrugët rreth Westministër kanë qenë të bllokuara nga turma njerëzish të cilët valëvisnin flamurin shqiptar dhe ndiznin fishekzjarre. Gjithashtu me makina, Audi Mercedes dhe makina sportive kanë hipur nëpër trotuare ndërsa i binin borive dhe festonin duke valëvitur flamurin kuq e zi.
Tubimi ka shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Përmes postimeve në X policia londineze tha se kishte konstatuar shkelje gjatë tubimit.
Në Bruksel, Manneken-Pis, statuja e famshme u vesh në festën kombëtare të shqiptarëve me një prej kostumeve tradicionale shqiptare.
Kjo nuk është hera e parë qe statuja vishet me kostumin popullor shqiptar në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, realizuar edhe më parë falë Bashkisë së Brukselit, duke parë vlerat që transmeton kostumi dhe si një shprehje e miqësisë që ekziston midis dy popujve.
Ndërkohë Parada e Shqiptarëveu zhvilluar këtë vit në Tiranë, ku nisi në sheshin “Nënë Tereza” dhe u mbyll në sheshin “Skënderbej”, me pjesëmarrjen e më shumë se 125 bashkive të trojeve shqiptare.
Me një atmosferë plot energji, me praninë e shqiptarëve të mbarë botës pa dallim moshe, feje, me këngë e valle patriotike, parada kuq e zi prezantoi edhe simbole historike e figura të çmuara kombëtare, si Skënderbeu.
View this post on Instagram
/abcnews.al