Dita e Çlirimit, nderohen dëshmorët e Atdheut pranë monumentit “Nënë Shqipëri”

schedule10:10 - 29 Nëntor, 2023

schedule 10:10 - 29 Nëntor, 2023

Shqipëria kujton dhe nderon sot sakrificën e 28 mijë Dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë e atdhet gjatë luftës antifashiste.

79 vjetori i çlirimit bëri bashkë krerët e shtetit për homazhe pranë momumentit ‘Nëna Shqipëri’.

Presidenti, kryetarja e Kuvendit, kryeministri dhe zyrtare te tjerë u përkulën për të nderuar jetët e dhëna nga mijëra të rinj e të reja që kapën pushkët në luftën nacional clirimtare.

Nderime kreu i ndarë edhe një pjesë e trupit diplomatik në Tiranë.

Ilir Meta dhe mbështetësit e tij kryen homazhe pak më vonë, por hezituan të kishin komunikim me median.

Të djathtët nuk e festojnë këtë ditë, duke vijuar debatin e vjetëe nëse vendi u clirua në 28 apo në 29 nëntor.

 

 

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!