“Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë”, Kurti uron pavarësinë nga Vlora

schedule11:59 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:59 - 28 Nëntor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë. Pasi ekspozitën e piktorëve vlonjatë, Kurti shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë.

“Ishte kënaqësi të ndjekim këtë ekspozitë të kuruar me shumë kujdes e pasion. Me këtë rast, Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve, sot është ditë pushimi e ditë feste, cdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ishim për të bërë nderime ne Vlorë, pasdite do të jemi në Kosovë, për homazh në varrezat e Jasharajve. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se gjithë këto aktivitete nuk i mbajmë dot në një ditë, do të vijojmë edhe nesër.”- tha Kurti.

“Nuk është sot dita të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim në këtë moment.” -tha Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!