Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Suedia i mbajti premtimet e saj dhe tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit” të këtij vendi, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Në të njëjtën intervistë, shefi i NATO-s bëri thirrje gjithashtu për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili do të përfundojë nesër, të martën.
“Unë u bëj thirrje palëve për një zgjatje të armëpushimit, e cila do të lejojë që të ofrohet më shumë ndihmë për popullatat në nevojë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera,” tha Stoltenberg.
/abcnews.al