Një italian për stolin, Dinamo zyrtarizon pasuesin e Allmuçës

schedule11:32 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:32 - 15 Tetor, 2019

Dinamo nuk ka vonuar shumë dhe ka zyrtarizuar pasuesin e Igli Allmuçës në stol. Trajneri i ri është Mauro Manzoni. 61-vjeçari nga Roma nuk ka humbur kohë dhe ka zbritur menjëherë në fushë për të njohur nga afër lojtarët dhe ekipin e ri.

18-herë kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar akordin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Dinamo garon në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe sezoni i ri ka nisur shumë keq për ta.

Ekipi renditet në vend të parafundit dhe numëron vetëm 1 pikë pas katër ndeshjeve të para. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në shtëpi kundër Erzenit dhe trajneri i ri shpreson ta nisë aventurën shqiptare me një rezultat pozitiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!