Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët në mbarë botën. Në Boston shqiptarët janë bërë bashkë për të kujtuar Ditën e Flamurit. Me flamurin kuq e zi, plisin në kokë, kanë mbajtur këngë e valle shqiptare.
Kujtojmë se Në 28 Nëntor bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vishet kuq e zi si asnjëherë më parë.
Të gjitha bashkitë e trojeve shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë do të jenë në Tiranë për të festuar së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë.
/abcnews.al/