A u tentua eliminimi i Izet Haxhisë? Flet kreu i burgjeve

schedule11:32 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:32 - 15 Tetor, 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me gjendjen në sistemin e burgjeve.

Gjatë raportimi, kreu i burgjeve iu përgjigj edhe interesit të deputetit Spartak Braho nëse kishte një tentativë për të eliminuar Izet Haxhinë.

“Për Izet Haxhinë nuk ka ndodhur asnjë aksident, ne nga ana jonë jemi në rregull, sec flitet në media punë e tyre”, tha Ismaili duke mohuar kështu denoncimin e avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri pak ditë më parë.

Sipas Beqirit në datën 9 Tetor është tentuar që Haxhia të eleminohet fizikisht, dhe është dërguar drejt spitalit me frkatura në kokë dhe të vjella. Avokati pretendon se është inskenuar një aksident, gjatë kohës kur Haxhia po transportohej nga prokuroria drejt burgut të sigurisë së lartë ku ai mbahet.

Beqiri u shpreh Haxhia ka ndërprerë deklarimet në drejtim të Sali Berishës, pasi jeta e tij dhe veçanërisht e familjarëve ndodhet në rrezik.

“Në inboxin e të afërmve të tij ka sms kërcënuese, bota e krimit është ngritur në këmbë, një njeri i tij që po dëshmon krime nga më të rëndat nuk mund të lihet në një nivel të tij sigurie”, është shprehur Beqiri.