Leverkusen nuk mund ta ndalë askush, pasi kanë marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Werder Bremen me shifrat 0-3.
Me këtë fitore, Leverkuseni i drejtuar nga Xabi Alonso merr fitoren e radhës dhe tashmë renditet në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.
Dortmund gjithashtu ka marrë një fitore të rëndësishme për rrugëtimin e tyre dhe për të qëndruar sa më shumë në zonën e Champions. Verdhezinjtë mposhtën 4-2 Monchengladbach në shtëpi.
Union Berlin arriti më në fund të marrë një pikë në shtëpi ndaj Augsburg, ndërsa Leipzig u mposht në transfertë 2-1 nga Wolfsburg./h.ll/abcnews.al