Shqipëria dhe Kosova duhet të shtojnë marrëdhëniet tregtare. Ministrja e bujqësisë Anila Denaj priti në një takim zyrtar homologun nga Kosova Faton Peçi me të cilin u diskutua rritja e shkëmbimeve tregtare sidomos të produkteve bujqësore e blegtorale. Denaj tha se tashmë në vëmendje duhet të jetë ulja e kostove për bizneset e dy vendeve
Ministri Faton Peci tha se duhet të punohet më shumë për të pasur një treg të përbashkët.
Gjatë periudhës janar-shtator eksportet shqiptare kapën vlerën 31.1 miliardë lekë me një rritje prej 4 miliardësh krahasuar me një vit më parë.
/abcnews.al/