TIRANË- Florjan Sulejmani është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai do të prezantohet këtë të premte nga vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më parë drejtohej nga Ardi Veliu.
Më herët Sulejmani ka ushtruar detyrën e drejtorit të Vettingut, por u shkarkua kur drejtimin e AMP-së e mori Ardi Veliu.
Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu, më herët, Ardi Veliu ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./ abcnews.al

