“Siguria në punë ndikon në largimin e mjekëve”/ Ceno: Momenti i duhur që Diaspora të marrë pjesë në vendimmarrje!

schedule21:04 - 23 Nëntor, 2023

schedule 21:04 - 23 Nëntor, 2023

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno, në emisionin “Real Story” në ABC, foli për Samitin e Diasporës.

Gjatë kësaj interviste, Ceno tha se është e rëndësishme që të marrim pjesë në vendimmarrje dhe që fjala e Diasporës të dëgjohet.

“Mua më mungoi pak pjesa e dialogut e shkëmbimeve. Në këto takime ne si forcë kreative e Diasporës që shfaqim angazhim për të qenë pjesë, të na dëgjohet zëri. Nëse mendoj që diçka këtu mund të bëhet ndryshe, mendova se do të ishte momenti i duhur që të marrim edhe ne pjesë në vendimmarrje. Pra të paktën të dëgjohemi. Pjesa praktike mungoi, sepse duhet të ketë diçka shumë më konkrete, në këtë Samit mungoi. Diskutohet gjithmonë, problemi nuk qëndron vetëm tek fakti që mungon transparenca edhe tek votimi, por ajo që më bën skeptike është a do ta pranojnë shqiptarët të votojnë. Nëse unë e jap votën nga Gjermania dhe vota ime apo zëri im nuk arrin në Shqipëri përse duhet të votoj unë?”, shtoi ajo.

Mentor Nazarko: Nuk është çështje vetëm tek votimi. Sa i përket institucionalizim të kontributit të diasporës e kisha edhe për organizim. Është rritur interesi i njerëzve të Diasporës për të kontribuar edhe politikisht. Ikja në mërgim ka aspekte të dhimbshme, por edhe të shëndetshme.

Marsela Ceno: Që prej vitit 2019 jam aktivizuar me shoqatën. Në fillim kemi pasur përshtypjen se ndaj nesh si Diasporë nuk ka pasur interes. Pas pandemisë ne na u dha shansi të pushtonin pak a shumë hapësirat e duhura. Kur mungon ndërgjegjësimi që në Shqipëri ka një problem sa i përket ikjes së trurit, ne duhet të vijmë dhe të themi që vërtet kemi ikur, por duhet edhe të japim kontribut.

Faktori i sigurisë në punë ka qenë një nga arsyet që ka bërë mjekët të largohen nga Shqipëria. Problemi është tek filozofia e punës, tek kultura e punës dhe në të gjitha rastet kur ndoshta ka një gabim mjekësor të ketë një institucion që të jep sigurinë. Pra janë disa gjëra që kanë të bëjnë me filozofinë e punës dhe të ushtrimit të profesionit në Shqipëri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!