Vrau grekun për drogë/ Media: Shqiptari i rrezikshëm fshihet në Divjakë, Greqia pritet të kërkojë arrestimin e tij

schedule19:22 - 23 Nëntor, 2023

schedule 19:22 - 23 Nëntor, 2023

Zbardhet vrasja e 38-vjeçarit në Greqi, shkak janë bërë pazaret e drogës.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor në Menidi. Policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin Orjon Llupo. Sipas hetimeve Llupo ka kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Ndërkohë ka rezultuar se shqiptari rezulton me precedentë kriminal dhe se është i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.

Ngjarja ndodhi në 17 nëntor në një shtëpi të pabanuar në zonën e Açanës në Greqi. Autori  ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndën narkotike dhe më pas e ka goditur atë në këmbë me thikë dhe është larguar ne vendi i ngjarjes.

Si pasojë e plagëve të marra 38-vjeçari ka humbur jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!