Në kërkim të një anësori, në “radarët” e Chelsea bie “ylli” napoletan

schedule15:23 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 23 Nëntor, 2023

Kanë një ekip mëse të kompletuar, por kjo nuk i pengon për të shpenzuar miliona të tjera, në tregun e transferimeve. Bëhet fjalë për “blutë” e Chelsea, me “gjigantët” e Premier League, që tashmë janë në kërkim të një “ylli” tjetër për repartin ofensiv, pavarësisht se sulmi është “plot”.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, në “rrjetën” e “londinezëve” ka rënë “ylli” i Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin, i cili ende nuk ka gjetur me kampionët e Italisë akordin e rinovimit dhe nga kjo situatë dëshirojnë të përfitojnë anglezët, të cilët e kanë kthyer në objektiv kryesor kalimin e “pistonit” të krahut të majtë të fushës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj situate të “nderë”, sërish duket se lojtari pritet të kushtojë shumë, me Presidentin e “bluve” të Napoli, Aurelio de Laurentiis, që kërkon minimalisht 100 milionë euro për kartonin e Kvaraskhelia, megjithatë kjo shifër nuk i ka trembur “londinezët” të cilët janë gati të bëjnë ofertën e parë për 22-vjeçarin, ofertë e cila ende nuk dihet se çfarë vlere do të ketë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!