“Diaspora shqiptare e pazëvendësueshme”, Ali Ahmeti: Evropa s’mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi

schedule11:05 - 23 Nëntor, 2023

schedule 11:05 - 23 Nëntor, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti deklaroi se mërgata shqiptare ka një rol të pazëvendësueshëm.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diasporës, Ahmeti u shpreh se shqiptarët i fituan luftërat e tyre, politikisht, ushtarakisht, por edhe diplomatikisht.

Megjithatë, sipas Ahmetit, sot ka një luftë të re e më të fortë, dhe ajo është që ta bëjmë të begatë atdheun.

“Unë jam dhe kam qenë mërgimtar. Ne na kanë shërnbyer  dy porosi të rilindasve kombëtare, Jeronim de Radës, gjaku i Arbrit po rrjedh dhe po shikohet që porosia e Jeronim de Radës është gjallë, sepse në këtë sallë janë arbëreshët, mërgimtarët shqiptarë. Porosia e dytë është e Asdrenit, që i ligjëroi me aq përkushtim Kosovës. Sot Kosova është shtet, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Verit, janë shtetformues në të gjitha vlerat që i takojnë një kombi, me gjuhë, flamur, simbole.

Shqiptarët në Mal të Zi, nuk e kishin ëndërruar se do të kishin një kryeministër shqiptar, Dritan Abazoviçin. Prandaj, e pazëvendësueshme ka qenë mërgata shqiptare, historikisht, që nga Bukureshti, Stambolli, Egjipti dhe më në fund, por e lartë me gjak, ajo e Evropës, që kulmoi me UÇK. Luftërat i fituam, edhe politkisht, edhe ushtarakisht, edhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë, të bëjmë të begatë atdheun tonë, të organizohemi më shumë, mërgata e ka këtë mundësi.

Sot, me dituri e mençuri, vendet tona mund t’i kemi shumë shpejt në BE. Ashtru siç jemi në NATO, nesër do të jemi në BE. Evropa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën,  Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Nuk mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor pa këto shtete. Me përkushtim duhet të punojmë, asgjë e parealizueshme  nuk mund të jetë. Të rrojë populli shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!