Gjatë rrëfimit të tij, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, piktori kurator Aleksandër Filipi është kthyer pas në kohë, duke zbuluar fillimet e tij në pikturë.
Ai ka treguar se dashuria e madhe për penelin i ka nisur që fëmijë, teksa vizatonte kopertinën e abetares.
Sakaq, Filipi ka zbuluar se një kushëriri i babait, piktori Gjon Hila e mbante gjithmonë pranë dhe kur shikonte punimet e tij mbetej pa fjalë. Si pasojë, ai ndoqi Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve për pikturë.
“Dëshira e madhe për penelin ka ardhur natyrshëm që kur kam qene fëmijë, i vogël, pa hyrë në shkollë. Unë mbaj mend një detaj dhe tani çuditem kur e kujtoj. Ka qene në abetare portreti i Qemal Stafës, dhe unë atë e bëja nëpër mure dhe tani habitem si e kam bërë. Unë kam qene në Kuçovë me vendbanim dhe vinin shumë filma, mora një karrige aty dhe e bëra si kavaletë. Unë jam shkodran nga babai dhe ishin disa familje shkodrane në Kuçovë. Gjon Hila ishte një piktor, natyrisht që ishte amator, por me shumë botë, aq më tepër si shkodran dhe për atë periudhë ishte qyteti më i avancuar. Ai bënte një pikturë romantike, por që unë magjepsesha kur shkoja te shtëpia e tij. Ishim kushërinj. Babai im në atë kohë bënte projekte lulishtes dhe më çudisnin ato librat italianë që kishte. Aty ka filluar ajo ana mekanike, por genet dihen. Kam ardhur në Lice dhe pastaj në Institutin e Arteve”, tha Filipi./abcnews.al