I ashtu quajturi “Special One”, tekniku portugez, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka folur për shumë tema të aktualitetit të futbollit. Nga marrëdhënia me Romën dhe me tifozët verdhekuq, te planet për të ardhmen.
“Gjithmonë e ndiej dëshirën dhe përgjegjësinë profesionale, një krenari, por këtu ka diçka më shumë. Këta njerëz të bëjnë të kesh një temperaturë tjetër në lëkurë. Unë i dua këta njerëz dhe për këtë arsye nuk e ka problem të them se Roma është shumë e veçantë për mua në karrierën time”,- u shpreh “luzitani”.
Më tej gjatë, intervistë, tekniku i “verdhekuqve”, të Roma-s foli me pak humor edhe për të ardhmen, e ardhme e cila duket se lidhet ngushtë me një kalim në Arabinë Saudite.
“Mendoj se një ditë do të shkoj në Arabi. Por, kur them një ditë, nuk e kam parasysh nesër apo pasnesër. Unë te Reali i Madridit? Kur ke një trajner të madh, pse duhet të mendosh për një tjetër? Si një Madridist dhe si një Ancelottian, mendoj që sezoni po shkon në mënyrë fantastike dhe se Carlo do të jetë ende atje sezonin e ardhshëm”,- tha Mourinho.
“Jam i sigurt që në sinjalin e parë nga Florentino Peres, Carlo do të qëndrojë, sepse ai është perfekt për Real Madrid dhe Real Madrid është perfekt për të. Vetëm një i çmendur do të largohej kur Reali të do. Unë jam ai i çmenduri”,- u shpreh Mourinho. /i.m /abcnews.al