Të paktën pesë anëtarë të Hezbollah u vranë në Irak këtë mëngjes nga sulmet amerikane që synonin dy objekte në jug të Bagdadit.
Më herët sot, komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme Centcom njoftoi se kreu “sulme precize” në dy objekte në Irak si hakmarrje për sulmet e fundit nga grupet pro-iraniane kundër ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist në Irak dhe Siri.
Sulmet e SHBA-së janë të parat në shenjë hakmarrjeje në Irak mes tensioneve të rritura rajonale në më shumë se një muaj që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas në Gaza.
/abcnews.al