VIDEO/ Kroacia e kualifikuara e fundit, Turqia e mbyll grupin D në vendin e parë

schedule22:57 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:57 - 21 Nëntor, 2023

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.

Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.

Siç theksuam edhe më lart, në vendin e parë të grupit D është Turqia, me 17 pikë, pasuar nga Kroacia me 16 pikë, Uellsi me 12 pikë, Armenia me 8 pikë dhe në fundin e grupit është Letonia, me 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Uells 1 – 1 Turqi 

Kroaci 1 – 0 Armeni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!