Prej disa vitesh shqiptarët gjithnjë dhe më shumë po zgjedhin t’i kalojnë jashtë vendit ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Edhe këtë vit, nisur nga fakti që festat e nëntorit përkojnë me disa ditë pushimi duke i bashkuar me fundjavën, të shumtë janë ata që e shfrytëzojnë si periudhë për të bërë pushime.
Destinacionet e preferuara për shqiptarët janë venet e rajonit, por edhe ato europianë, që ofrojnë çmime më ekonomike.
Kasa: Ka shumë Greqia, Mali i zi, Kosova, uke pasur parasysh dhe atmosferën mbarë shqiptare, Turqia dhe destinacione te tjera europiane, Spanja.
Fjoria: Rezervimet kanë një muaj që kanë filluar, por shqiptarët i lënë zakonisht për moment të fundit. Java e fundit ka më shumë lëvizje. Barcelona ka pasur shumë kërkesa, Vjena, Madridi.
Nuk mbeten pas edhe estinacionet e largëta.
Fjoria: Edhe për Dubain ka pasur shumë rezervime, apo edhe destinacione të largëta si Maldivet për të gjetur verën që nuk e kanë për momentin në Shqipëri.
Operatorët turistikë thonë se kjo periudhë shfrytëzohet si mundësi e mirë për shkak edhe të çmimeve të ulëta të paketave që ofrohen.
Kasa: Kjo është një periudhë që ne e quajmë sezon i ulët he janë çmime të favorshme. Kjo periudhë shfrytëzohet ehe për shkak të cmimeve të ulëta në këtë periudhë
Fjoria: Cmimet nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar.
Nërsa shqiptarët e Shqipërisë largohen nga veni për festat kombëtare, shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë besnikë të Shqipërisë. Vlora është e preferuara për ta për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë.
Kasa: Pothuajse gjithe strukturat akomoduese ne Durrës janë rezevuar nga shqiptarët e Kosovës të nxitur nga festa kombëtare. Ne kemi një festë që shqiptarët shkojnë jashtë që në fakt duhet të jetë e kundërta duhet ta festojnë në Shqipëri.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit sipas operatorëve turistikë edhe Tirana ka marrë vëmendje të madhe nga qytetarët e Kosovës për t’u viztuar për shkak se për herë të pare do të zhvillohet para e shqiptarëve, ku kryeqyteti do të mirëpresë shqiptarë nga Diaspora./abcnews.al