“Panik” te Çekia, 3 lojtarë të skuadrës “përjashtohen” nga Kombëtarja para sfidës ndaj Moldavisë

schedule18:00 - 19 Nëntor, 2023

schedule 18:00 - 19 Nëntor, 2023

Çekia siguroi një barazim të rëndësishëm në Poloni dhe tani luan për dy rezultate ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të grupit E, që kryesohet nga “legjionarët” tanë dhe ashtu pritet të përfundojë edhe pas sfidës ndaj Ishujve Faroe.

Çekët presin skuadrën moldave në Pragë, të hënën në mbrëmje, me vendasit që kanë nevojë për një pikë për t’u kualifikuar në Euro 2024, mirëpo, atmosfera përpara “finales” me Moldavinë nuk është më e mira në kampin e skuadrës së Jaroslav Silhavy.

Tekniku çek ka larguar nga grumbullimi tre futbollistë për shkak të thyerjes së rregullave të brendshme të Kombëtares çeke, teksa Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta kanë braktisur menjëherë skuadrën pas vendimit të stafit teknik. /i.m /abcnews.al