Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia del “gjallë” nga “ferri”/ Kampionia e Shqipërisë barazon në Moldavi në Champions

schedule12:51 - 9 Korrik, 2026

schedule 12:51 - 9 Korrik, 2026

Vuajti shumë, por mori thuajse atë që deshi. Një barazim jashtë fushe nuk është asnjëherë keq, sidomos kur luan në Champions dhe kur për 45 minuta apo më shumë je me një lojtar më pak.

Këtë bëri Egnatia në fushën e Petrokubit në Moldavi, në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Për më keq, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede pësoi gol që në sekondat e para, pas një gabimi të kapitenit Emiliano Aleksi.

Goditja ishte tepër e fortë, por kampionia e Shqipërisë arriti ta përballojë pa dëme të tjera, ndoshta edhe sepse tani ka më shumë përvojë në Europë, në pjesëmarrjen e tretë radhazi.



Jo vetëm kaq, por që në pjesën e parë, në 35’ Kryeziu barazoi golin e Popeskut. Gjithsesi, problemet nuk kishin marrë fund për rrogozhinasit, përkundrazi.

Pikërisht në fund të pjesës së parë, në minutën e tretë shtesë, Egnatia mbeti në inferioritet numerik sepse Aleksi u përjashtua me të kuq.

Fillimisht, mori të verdhë, por VAR-i ndryshoi ngjyrën e kartonit. Pjesa e dytë ishte një torturë për ekipin shqiptar, sidomos fillimi i saj. Në ndihmë të kampiones sonë erdhi portieri Dajsinani, që bëri disa pritje shpëtimtare dhe nuk lejoi humbjen.

Pas një ore lojë, edhe Petrokubi u duk se u lodh dhe nuk rrezikoi aq sa më parë, duke u pajtuar me zor me rezultatin 1-1. Edhe pse goli në fushë kundërshtare nuk vlen dyfish si më parë, edhe pse Egnatia do të jetë pa kapitenin, sërish kualifikimi është më pranë në ndeshjen e kthimit në 15 korrik në orën 21:00 në “Arenën” e Rrogozhinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!