Në orën 18:00, grupi F do t’i japë fund kësaj faze kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku e vetmja gjë që ka mbetur pa zbuluar është vendi i parë i këtij grupi, me Austrinë e Belgjikën, që kanë siguruar prej kohësh kualifikimin për në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet verën e ardhshme nga 14 qershori deri në 14 korrik.
Kështu, në “King Baudouin Stadium”, të Brukselit, “Djajtë e Kuq” të Belgjikës do të kërkojnë ndaj Azerbajxhanit, të teknikut, Gianni de Biasi vetëm 3 pikët, për të zënë vendin e parë të këtij grupi, vend ku ndodhet Austria me 19 pikë, 2 më shumë se djemtë e teknikut Domenico Tedesco, të cilët mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillojnë përballjen e fundit të kualifikueseve.
Në sfidën tjetër, të këtij grupi, Suedia do të presë në “Friend Arena”, rivalët e Estonisë, me të dyja këto përfaqësuese që janë totalisht jashtë çdo gare, si në aspektin e kualifikimit ashtu edhe atë të “play off”-it. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Belgjikë – Azerbajxhan
Suedi – Estoni