Policia e Lezhës dhe ajo e Dibrës kanë vënë në pranga 8 persona në 24 orët e fundit gjatë operacioneve të koduara “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Në qytetin e Kurbinit janë arrestuar 3 persona pasi iu gjetën sasi të ndryshme kokainë dhe kanabisi në ambientet e një lokali të ndarë në doza gati për shtije. Në kërkim është shpallur një 36-vjeçar që është edhe pronari i lokalit ku dyshohet se përdorej për shitjen e lëndëve narkotike.
Ndërsa një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit pasi u kap me disa doza kokaine. Edhe policia e Dibrës ka vënë në pranga një të ri që u kap me disa doza kokainë dhe ka arrestuar dy persona të tjerë për armë mbajtje pa leje.
Gjithashtu në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” në Lezhë, janë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra penale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të krimeve ndaj personit.