Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksionin që po zhvillohet në Krujë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.
Burimet thanë për ABC News se hetimi për këtë operacion ka nisur para disa javësh pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në lidhje me njërën prej zonave ku është ushtruar kontrolli.
Burimet thanë se deri tani ka dyshime për të paktën 7 persona të përfshirë që janë identifikuar.
Kontrollet janë në zhvillim e sipër edhe për disa zona të tjera të cilat janë zbuluar nga kabllot e energjisë elektrike pas kontrollit në zonën e parë ku kishin informacion efektivët. Deri më tani janë konstatuar mbi 500 bimë kanabisi.



