“Sundimi i ligjit”/ Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim në Lezhë

schedule13:35 - 19 Nëntor, 2023

schedule 13:35 - 19 Nëntor, 2023

Dy persona të shpallur në kërkim janë ndaluar në Lezhë në varësi të operacionit “Sundimi i ligjit”. Mësohet se 32-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në Lezhë, në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

32 vjeç, banues në Balldre, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij (servis automjetesh), është gjetur një armë zjarri pistoletë;

17 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi në muajin gusht të këtij viti, në bashkëpunim me vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit, në Gjadër, ka plagosur me armë zjarri shtetasin./abcnews.al