ELBASAN- Një 32-vjeçar është arrestuar pasi dëmtoi xhamat e një lokal në fshatin Shushicë të Elbasanit. Sipas policisë autori ka goditur me sende të forta xhamat e subjektit për arsye të dobëta.
Sekuestrohet po ashtu një sasi farash kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit.