Borxhi publik nën 60% në vitin 2024/ Ekspertja: Do përmirësonte imazhin e Shqipërisë tek investitorët

schedule20:58 - 17 Nëntor, 2023

schedule 20:58 - 17 Nëntor, 2023

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë e ulja e borxhit publik nën 60%, që përbën dhe një nga objektivat e buxhetit 2024, do të përmirësonte imazhin e Shqipërisë tek investitorët, kryesisht tek të huajt.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj u shpreh se investitorët do të ishin më të gatshëm për të investuar në vendin tonë.

“Absolutisht që po. Ulja e borxhit publik, e cila është një nga objektivat e buxhetit, nën nivelin e 60%, është një lajm i mirë jo vetëm për ekonominë shqiptare në brendësinë e saj, por edhe për ata investitorë që planifikojnë të investojnë në Shqipëri. Nëse kemi një ulje të borxhit publik, kjo do ta përmirësonte imazhin e ekonomisë shqiptare kundrejt investitorëve, kryesisht investitorëve të huaj, por edhe ata vendas, të cilët do të jenë më të gatshëm për të investuar në Shqipëri.

Kjo do të sillte hapjen e vendeve të reja të punës, dhe më tej, zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Sa më i ulët borxhi, do të thotë që është një ekonomi më e qëndrueshme dhe më e kontrolluar. Kryesisht qeveria i ka vënë theksin te zhvillimi i turizimit, duke marrë në konsideratë një numër shumë të turistëve. Është një sektor shumë potencial. Ky sektor potencial duhet të mbështetet shumë fuqishëmm edhe nga bujqësia, ose nga vetë agrobiznesi.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!