Zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugëdalje nga konflikti

schedule16:03 - 17 Nëntor, 2023

schedule 16:03 - 17 Nëntor, 2023

Opinion nga Mbreti i Jordanisë, Abdullah ll bin Al-Hussein për Washington Post, mbi luftën në Gaza

Për më shumë se një muaj, lufta në Gaza ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, por gjithashtu po krijon edhe një ndarje të botës. Tashmë na pasqyrohet ana palestineze dhe ajo izraelite, që kanë vënë kundër njëri-tjetrit qytetarë, protestues, mediat, fetë, popujt si edhe rajonet.

Në këtë proces, qartësia morale dhe vlerat themelore njerëzore tashmë po kthehen në një në konfuzion moral.
Por le të fillojmë me disa realitete themelore. Fakti është se mijëra viktima në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor kanë qenë kryesisht civilë.

Më 7 tetor, Izraeli u godit dhe u traumatizua thellë nga vrasjet e më shumë se 1000 izraelitëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, nga sulmet e kryera nga Hamasi. Dhe që atëherë, më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë nga granatimet pa dallim izraelite të Gazës.

Mijëra fëmijë qëndrojnë të vdekur në rrënojat e shtëpive, po ashtu kemi parë shkolla dhe spitale të shkatërruara të Gazës.

Në emër të njerëzimit, si mund të pranohen akte dhe vrasje të tilla brutale?

Vuajtjet e sotme njerëzore dhe tensionet globale na nxisin t’u përmbahemi normave të njerëzimit përpara se të arrijmë një pikë ‘thyerjeje morale’ për të gjithë.

Udhëheqësit kudo kanë përgjegjësinë të përballen me realitetin e plotë të kësaj krize, sa e rëndë, tragjike po aq edhe shëmtuar.

Vetëm duke parë faktet konkrete që na kanë sjellë në këtë pikë, do të mund të jemi në gjendje të ndryshojmë drejtimin, gjithnjë e më të rrezikshëm të botës sot.

Dhe kjo fillon duke njohur dhe duke i qëndruar detyrës tonë jo vetëm për të zbatuar ndërhyrjen humanitare dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte mizore, por edhe për të pranuar se rruga e tanishme nuk është një rrugë drejt fitores për askënd – dhe definitivisht, jo një rrugë e udhëhequr nga qartësia morale.

Nuk mund të mos besoj se palestinezët dhe izraelitët duan të njëjtat gjëra. Ata nuk janë ‘monstra’. Ashtu si izraelitët, palestinezët kanë të drejtë për një jetë me dinjitet, siguri dhe respekt, në një shtet të pavarur, sovran dhe të zbatueshëm.

Megjithatë, për gati 20 vjet, veprimet e njëanshme të Izraelit kanë minuar procesin e paqes dhe kanë shkelur marrëveshjet e Oslos, të cilat premtonin zgjidhjen me dy shtete të paqes dhe sigurisë për të dyja palët. Në vend të kësaj, hap pas hapi, dhe kundër ligjit ndërkombëtar, territoret palestineze janë ndarë në enklava të vogla, të shkëputura. Izraeli ka trefishuar “vendbanimet” e tij në tokë që marrëveshjet e njohura do të ishin pjesë e shtetit palestinez. Vendet e shenjta myslimane dhe të krishtera janë sulmuar dhe adhuruesit janë ‘kritikuar’ .

Dhe tani, 60 për qind e popullsisë së rrethuar të Gazës prej 2.3 milionë palestinezë është zhvendosur . Familjet e Gazës po bombardohen dhe janë viktima të këtij dënimi kolektiv, tashmë pa një vend se ku të strehohen.

Asnjë spital, asnjë shkollë dhe asnjë ndërtesë e OKB-së nuk është më e sigurt. Banorët e Gazës nuk do t’i braktisin shtëpitë e tyre sepse ata e dinë se largimi do të thotë të humbasësh shpresën, dinjitetin dhe mundësinë për t’u rikthyer në tokën e tyre : “Ata e kanë parë të ndodhë me valët dhe largimeve të palestinezëve më parë dhe paraardhësve të tyre gjatë shtatë dekadave të fundit të këtij konflikti.

Në të vërtetë, “dalja” e Izraelit nga Gaza 18 vjet më parë nuk ishte një kontribut për zgjidhjen me dy shtete, por një parandalim i një zgjidhjeje të tillë.

Kjo prodhoi një ndarje të përhershme që mohoi një shtet palestinez duke mohuar një partner të vetëm palestinez.

Një udhëheqje izraelite që nuk është e gatshme të marrë rrugën e paqes mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete, nuk do të jetë në gjendje t’i sigurojë popullit të saj sigurinë që u nevojitet. Izraelitët nuk mund të vazhdojnë jetën e tyre si zakonisht, duke pritur vetëm zgjidhje sigurie për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa palestinezët të jetojnë në mjerim dhe padrejtësi.

Pa asnjë horizont politik, premtimi për një të ardhme paqësore do t’u shmanget izraelitëve dhe palestinezëve.

A ka ndonjë alternativë realiste për një zgjidhje me dy shtete?

Është e vështirë të imagjinohet ndonjë e tillë. Një zgjidhje me një shtet do të detyronte identitetin e Izraelit të akomodojë identitetet kombëtare konkurruese.

Një zgjidhje pa shtet do të mohonte të drejtat dhe dinjitetin palestinez.

Nëse status quo-ja vazhdon, ditët në vazhdim do të nxiten nga një luftë e vazhdueshme narrativash mbi atë se kush ka të drejtë të urrejë më shumë dhe të vrasë më shumë. Agjendat dhe ideologjitë e liga politike do të përpiqen të shfrytëzojnë fenë. Ekstremizmi, hakmarrja dhe persekutimi do të thellohen jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë botën.

Ajo që do të ndodhë më pas do të jetë ‘një pikë kthese’ për të gjithë globin. Një përpjekje e përbashkët ndërkombëtare për të zhvilluar një arkitekturë rajonale paqeje, sigurie dhe prosperiteti, e ndërtuar mbi një paqe palestinezo-izraelite të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, është një prioritet.

I takon udhëheqësve përgjegjës të japin rezultate, duke filluar që tani. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por është e domosdoshme. Nuk ka fitore në masakrën që ka ndodhur.

Askush nuk do të mbizotërojë nëse palestinezëve nuk u jepen të drejtat dhe shteti i tyre. Vetëm kjo do të jetë një fitore e vërtetë për paqen, si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët. Dhe kjo, më shumë se çdo gjë, do të ishte një fitore për njerëzimin tonë të përbashkët./abcnews.al/