SHQIPËRI- Për shkak të kushteve atmosferike përgjatë tri ditëve në vijim të gjitha mjetet lundruese dhe anijet e peshimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës nuk do të lejohen të dalin në det.
Autoritetet Detare apelojnë tek të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit të marrin masa për sigurimin mjeteve, për shkak të erës dhe dallgëve të forta.
Po ashtu as anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete nuk do të lejohen të dalin në det.
Kjo masë ndaluese është shpërndarë edhe në Durrës. Të gjithë aktorëve u është kërkuar të marrin masa për të siguruar mjetet e tyre lundruese, ndërsa linja e tragetit Durrës-Bari është pezulluar kurse Durrës-Ankona vijon normalisht.
Kushtet atmosferike në vendin tonë, pritet të përmirësohen më 19 nëntor./n.m.abcnews.al