Koreja e Jugut solidarizohet me Gazën, aktivistët vendosin dhjetëra këpucë në rrugë

schedule09:26 - 17 Nëntor, 2023

schedule 09:26 - 17 Nëntor, 2023

Në të gjithë botën vazhdojnë protestat për armëpushim në Gazën. Në Korenë e Jugut, aktivistët kanë vendosur këpucë në sheshe duke organizuar një tubim në solidaritet me palestinezët.

Në kryeqytetin Seul u vendosën dhjetëra këpucë, duke përfshirë ato që u përkisnin fëmijëve, të rreshtuara për të simbolizuar palestinezët e vrarë në konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

Aktivistët vendosën lule në këpucë dhe mbanin në duar pankarta që bënin thirrje për armëpushim. Shumë vende, figura dhe institucione po bëjnë thirrje për një armëpushim, nga Papa dhe Emmanuel Macron, presidenti francez, deri te Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

SHBA dhe Britania e Madhe nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim, në vend të kësaj kanë kërkuar pauza humanitare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!