“Njerëzit do të vdesin,” paralajmërimi i drejtorit të Al-Shifa: Spitali është i rrethuar

schedule17:48 - 16 Nëntor, 2023

schedule 17:48 - 16 Nëntor, 2023

Muhammad Abu Salmiya, drejtori i institucionit më të madh shëndetësor të Gazës, Al-Shifa, deklaroi se askush nuk mund të arrijë të largohet nga spitali i rrethuar.

“Njerëzit brenda do të vdesin nëse nuk u arrin asnjë ndihmë dhe shumë pacientë që kanë nevojë për nevoja urgjente mjekësore mund të vdesin nëse nuk mund të arrijnë në spital në kohë”, tha ai për Al Jazeera.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se 26 nga 35 spitalet në Gaza tani nuk janë duke funksionuar, ndërsa nëntë të tjerët janë vetëm “pjesërisht funksionalë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në fillim të kësaj jave se spitali më i madh i Gazës, al Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!