Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jorginho është lojtar kyç për Italinë, Ventura e shkatërroi!”

schedule20:27 - 13 Tetor, 2019

schedule 20:27 - 13 Tetor, 2019

Agjenti i mesfushorit italian, Jorginho, tha se një rikthim i klientit të tij në Serie A është një alternativë. Jorginho shënoi një penallti gjatë fitores 2-0 të Italisë ndaj Greqisë të shtunën, një fitore që konfirmoi vendin e Axurrëve në Euro2020. Pasi u bashkua me Chelsea së bashku me Maurizio Sarri nga Napoli në vitin 2018 (50 milionë euro), Jorginho bëri një sezon të parë të vështirë në Angli. Sidoqoftë, këtë sezon, forma e tij është përmirësuar, ku ka ndihmuar skuadrën e Frank Lampard të fitojë katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.

Duke folur për “Radio Sportiva” pas fitores së Italisë, agjenti i tij, Joao Santos, tha: “Ka qenë një vit pozitiv për Jorginhon. Ai po bën mirë për kombëtaren dhe mund të jetë lojtar kyç në Europian.  Natyrisht, nuk ishte pozitive kur Giampiero Ventura ishte trajner i Italisë, por me Mancinin është bërë zgjedhja e parë në mesfushë. Sigurisht që ndihmon fakti që ai po shkëlqen me Chelsean. Joginho mësoi shumë si nga Maurizio Sarri, ashtu dhe nga Frank Lampard”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!