Kokat e prera të Sarandës/ Tre ngjarje vitet e fundit, nuk janë zbardhur ende

schedule15:11 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:11 - 15 Nëntor, 2023

Gjetja e një koke njeriu të groposur në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, ka rikthyer në vëmendje historitë e frikshme që përsëriten në Sarandë.

Teksa hetuesit po punojnë për të zbuluar se kujt i përkasin pjesët e trupit të gjetura të mërkurën në jug të vendit tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura.

8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses.

16 tetor 2008, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës në Sarandë, nga një grup fëmijësh u gjet një kafkë koke e dekompozuar. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy kocka të vogla. Prej asaj dite nuk është identifikuar as personi kujt i përkiste kafka e as shkaku i vdekjes.

9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk u gjet kurrë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!