Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se ka zhvilluar një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Malaj thekson se në fokus të takimit ishte siguria në Kosovës, ndërsa shton se i ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë.
“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falenderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, I bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, është shprehur ndër të tjera Malaj.
/abcnews.al/