Elbasan/ Dyshohet se keqtrajtoi 5-vjeçarin, nën hetim edukatorja, policia merr kamerat e sigurisë

schedule11:32 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:32 - 15 Nëntor, 2023

Një edukatore në një kopësht publik në Elbasan,  dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Gazetarja Edisona Skënderi tha për ABC se lidhur me rastin policia ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë për të hedhur dritë rreth kësaj ngjarje. Ndërsa nga ana e drejtuesve të kopshtit nuk ka pasur ende një reagim.

“Në rrugë jozyrtare kanë marrë informacione se në kopshtin nr.1 në Elbasan. Policia ka konfirmuar se ka kërkuar të sekuestron të gjitha kamerat, për të konfirmuar nëse ndaj 5-vjeçarit ka pasur dhunë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth një javë më parë. Sapo është njohur me rastin policia ka nisur hetimet. Kanë qenë prindër të fëmijëve të tjera që nga ngritur shqetësimin për këtë çështje, pasi kanë qenë dëshmitar i një skenë që e konsiderojnë keqtrajtim dhe më pas i drejtuar autoriteteve”, raportoi ndër të tjera gazetarja Edisona Skënderi.

/abcnews.al/