Aksidentet në punë, shqiptarët që humbën jetën në Itali

schedule17:36 - 13 Tetor, 2019

schedule 17:36 - 13 Tetor, 2019

Të shumtë janë shqiptarët që kanë emigruar për një jetë më të mirë. Fatkeqësisht për disa prej tyre ka rezultuar në një tragjedi pasi kanë humbur jetën nëpër aksidente duke punuar.

Mediat italiane kanë renditur në një artikull, punëtorët të cilët kanë humbur jetën gjatë kohës që po punonin. Fatkeqësisht në listën e gjatë janë raportuar të paktën edhe katër shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në incidente të ndryshme gjatë vitit 2019.

Më 2 Mars, Arjan Cekani humb jetën pas 5 ditësh në spital. 40-vjeçari u plagos më 25 Shkurt në pastiçerinë ku punonte. Ai tentoi që të zhbllokonte makinerinë ku po punonte, por i ngeci krahun, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarja ndodhi në rajonin e Lombardisë.

13 Mars, një tjetër punëtor shqiptar humbi jetën. Mediat nuk e kanë bërë publik emrin e tij, por shkruajnë se ishte 45 vjeç. Edhe ai humbi jetën në spital pas plagëve të rënda që pësoi në kokë për shkak se ra nga shkalla.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Toskanës, ku shqiptari po punonte për të rregulluar disa pisha, të cilat ishin rrëzuar për shkak të erërave të forta.

Më 1 Qershor humbi jetën Shpëtim Halili. 35-vjeçari ishte një njeri shumë i respektuar në picerinë Sant’Agostino, ku punonte që kur kishte ikur nga Shqipëria. Mirëpo kthimi për në shtëpi rezulton një tragjedi atë natë.

I riu humb jetën në një aksident me motor. Mediat shkruajnë se ende mbetet e paqartë shkaku i ngjarjes. Kjo pasi Shpëtimi ka frenuar përpara se rrëzohej nga skuteri, çka hedh hipotezat se mund të ketë hasur në ndonjë pengesë në rrugë.

Një muaj më vonë, më 1 Gusht humbi jetën 27-vjeçari Nertil Bushi, i cili banonte në Bibiena. I riu po punonte në çatinë e një magazine së bashku me një të afërm kur ra nga një lartësi prej 10 metrash.

Shkak u bë shembja e një pjese të strukturës. Edhe pse i riu u dërgua me helikopter në spital, plagët ishin shumë të rënda, aq sa i morën jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!