VIDEO/ Turp në klubin e Portos, sherr brenda Asamblesë së Përgjithshme

schedule16:19 - 14 Nëntor, 2023

schedule 16:19 - 14 Nëntor, 2023

Është thuajse e pabesueshme ajo që ndodhi gjatë mbledhjes së përgjithshme të jashtëzakonshme të Portos, e cila duhej të zhvillohej mbrëmë në Dragao Arena, por që u pezullua.

Ishin të pranishëm rreth 5 mijë anëtarë të cilët jo vetëm që nuk gjetën marrëveshje, por që shkaktuan skena të turpshme, të cilat ish-trajneri i Dragoes, Andre Villas-Boas i komentoi si më poshtë:

“Një nga ditët më të zeza në historinë e Porto-s, një turp, një organizim i paskrupullt, pa respekt për anëtarët e këtij klubi të madh.

“Më 20 nëntor do të provojmë sërish, Porto duhet të gjejë veten në parimet dhe vlerat që ka, ajo që ndodhi sot nuk duhet dhe nuk mund të ndodhë më”, këto janë fjalët e trajnerit portugez mes kandidatëve të mundshëm për president të klubit.

Edhe një tifoz i Portos ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi.

“Ajo që ata bënë sot ishte një turp i madh. Unë jam 19 vjeç, jam anëtar i Portos që në moshën 4 vjeçare dhe kjo që u bënë sot anatërëve ishte një turp. Njerëzit duhet të shprehin mendimet e tyre. Ajo që ndodhi sot ishte njër turp absolut”, tha tifozi./ h.ll/abcnews.al