Vuçiç pas takimit me Lajçak: Serbia e përkushtuar për dialog dhe stabilitet në rajon

schedule14:51 - 14 Nëntor, 2023

schedule 14:51 - 14 Nëntor, 2023

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ku edhe kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si edhe për çështje rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç ka ritheksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog si edhe për respektimin e gjithçkaje të nënshkruar dhe të rënë dakord.

Po ashtu ripërsërit se Serbia është e gatshme për paqen e stabilitetin pasi shton se janë të domosdoshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Serbia është e gatshme për dialog, për respektimin e gjithçkaje të nënshkruar dhe se qëndron për paqe e stabilitet”, ka thënë ndër të Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!