Përfundon takimi i parë mes De Laurentiis dhe Igor Tudor, marrëveshja është shumë pranë

schedule20:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 20:56 - 13 Nëntor, 2023

Igor Tudor është një hap larg pankinës së Napolit. Pas takimit të sotëm me Aurelio de Laurentiis, palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë njëvjeçare, ndoshta e kushtëzuar nga rezultatet deri më tani të Napolit në kampionat.

Tudor dhe agjenti i tij do të qëndrojnë në Romë në pritje të vendimit përfundimtar të numrit një të Napolit, por tymi i bardhë duket qartë në këtë moment.

Nëse marrëveshja dështon, Mazzari dhe Fabio Cannavaro janë alternativat. Megjithaë, koha e nevojshme për të mbyllur marrëdhënien me Rudi Garcia duhet të jetë çështje orësh./h.ll/abcnews.al