Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock ka reaguar lidhur me luftën Izrael-Hamas.
Burbock ka thënë se situata në Lindjen e Mesme është shqetësuese, ndërsa theksoi se është pro pauzave humanitare, duke refuzuar armëpushimin.
“Përçarjet mesa palëve janë rritur, dhe mund të shohim se si në Palestinë po ashtu edhe në Izrael ndihet dëshpërimi dhe revolta njëkohësisht. E dimë që nuk ka zgjidhje të lehta, por strukturat e terrorizmit në Gaza duhet të zhduken njëherë e përgjithmonë dhe e vetmja mundësi është që vendet të kenë dy shtete.”, ka thënë ndër të tjera ministrja e Jashtme gjermane./abcnews.al/

