Dëmtimet e shumta dhe Arda Guler krijojnë “panik” te Real Madrid, “galaktikët” fillojnë shkarkimet

schedule13:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 13:56 - 13 Nëntor, 2023

Prej vitit 2017, kroati, Niko Mihic mban postin e Drejtorit të stafit mjekësor të një prej klubeve më të mëdhenj në futbollin botëror, Real Madrid, mirëpo, që prej kësaj të hëne kjo gjë ka ndryshuar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Presidenti Florentino Perez, tejet i acaruar me mënyrën sesi Mihic ka menaxhuar periudhën e riaftësimit të “fantazistit” turk, Arda Gular ka vendosur të shkarkojë kroatin nga posti, që e mbante prej 6 vitesh.

Megjithatë, sipas raportimeve të mëtejshme mësohet se ky vendim nuk ka ardhur vetëm për rastin e Guler, pasi në vendimin e Presidentit të 14 herë kampionëve të Evropës ka ndikuar dhe keqmenaxhimi i dëmtimeve të Karim Benzema e David Alaba. /i.m /abcnews.al