“Je i mbaruar, do të vras”, Eriksson zbulon kërcënimin e Ferguson

schedule12:34 - 13 Tetor, 2019

schedule 12:34 - 13 Tetor, 2019

Sven-Goran Eriksson drejtori kombëtaren e Anglisë gjatë viteve 2001-2006, duke u bërë i pari trajner i huaj që drejtonte “Tre Luanët”. Pavarësisht se kishte një brez shumë të mirë, suedezi nuk arriti të siguronte rezultate pozitive me anglezët.

Në një prononcim për Times, 71-vjeçari risjell një detaj interesant që ka lidhje me Alex Ferguson, ish-trajnerin legjendar të Manchester United. Wayne Rooney kishte pësuar një dëmtim, por ai duhej grumbulluar për Botërorin Gjermani 2006.

Sulmuesi i United u detyrua të kryente një fazë rikuperimi të shpejtë dhe, pavarësisht se nuk ishte në formë, Eriksson vendosi ta grumbullojë. Diçka e tillë solli tërbimin e Alex Ferguson, i cili i bëri një telefonatë surprizë homologut suedez.

“Ishte ora 7 e mëngjesit dhe më ra telefoni. Alex nuk më përshëndeti farë dhe kaloi direkt në temë. ‘Do të vras, je i mbaruar. Mos guxo ta grumbullosh Wayne Rooney, sepse jam gati të të vras‘, më tha skocezi. Në fillim u tremba, por më pas i thashë: ‘Ik pirdhu, si e ke hallin? Alex, do ta grumbulloj Rooneyn. Pushime të mbara, mirupafshim'”, thekson trajneri nordik, i cili triumfoi në fund dhe e grumbulloi bomberin e United. /abcnews.al