Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre dite me parë për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje.
Prokuroria kërkoi për 59-vjecarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë me të butë sigurie për Salen,i cili gjatë seancës mohoi të këtë ngacmuar seksualisht të miturën.
59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14 -vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj ,ka qenë në gjendje të dehur.
Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjareve të saj.