Garcia pritet të shkarkohet pas humbjes ndaj Empolit, tre emra të rinj për stolin e Napolit

schedule17:48 - 12 Nëntor, 2023

schedule 17:48 - 12 Nëntor, 2023

Një tjetër stuhi në Napoli pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Empolit të Etrit Berishës. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte në tribunë përkrah vëllezërve Cannavaro, u largua nga vendi i tij menjëherë pas golit të Empolit dhe shkoi në dhomat e zhveshjes për të pritur rikthimin e skuadrës.

Klubi gjithashtu ka vendosur të mos dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Trajneri nuk do të jetë në gjendje të shpjegojë arsyet e tij pas humbjes, por e sigurt është se pozicioni i tij është në rrezik.

Sipas mediave italiane, De Laurentiis tashmë ka tre emra në mendje për të zëvendësuar Garcian. Cannavaro, Mazzari dhe Tudor janë emrat në tavolinë./h.ll/abcnews.al