Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përjashtoi një rol të qeverisë aktuale të Autoritetit Palestinez në Gaza pasi të përfundojë lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
“Do të duhet të ketë diçka tjetër atje,” tha Netanyahu, kur u pyet nëse Autoriteti Palestinez, i cili ka kontroll të pjesshëm administrativ në Bregun Perëndimor të pushtuar, mund të qeverisë Gazën pas luftës, shkruan Al Jazeera.
“Nuk do të ketë një autoritet civil që i edukon fëmijët e tyre të urrejnë Izraelin, të vrasin izraelitët, të zhdukin shtetin e Izraelit”, deklaroi Netanyahu./abcnews.al