Babai i Ozil zbulon prapaskenën: Bayern ishte gati të nënshkruante djalin tim, por hoqi dorë në çastet e fundit

schedule15:49 - 10 Nëntor, 2023

schedule 15:49 - 10 Nëntor, 2023

Babai i Mesut Ozil ka zbuluar se përse Bayern Munich nuk e transferoi në 2010 djalin e tij pas një sezoni të shkëlqyer te Ëerder Bremen.

Klubi bavarez dukej se synonte ta nënshkruante atë, por më pas vendosi të mos e mbyllte marrëveshjen, duke e lënë Ozil të firmoste për Real Madrid, klub me të cilin luajti tre vite.

“Në vitin 2010, Mesuti pothuajse përfundoi në klubin e Bayern Munich dhe jo te Reali, por bavarezët nuk e pritën mirë marrdhënien e tij me Lagerblomin dhe vendosën të hiqnin dorë”, tha babai i Mesut Ozil.

Në ato vite, Mesut Ozil kishte një vit e gjysmë në lidhje me aktoren Anna Maria Lagerblom, e icla shtë shtatë vjet më e madhe se ai. Një histori e cila sipas babait të yllit turk, nuk i ka pëlqyer shumë drejtuesve të Bayern Munich./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!