Italia dhe Spanja kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit në pjesët e dyta. Dy kombëtaret e mëdha i kishin mbyllur në barazim 45 minutat e para kundër Greqisë në shtëpi dhe Norvegjisë në transfertë.
Të parët shënuan spanjollët, që ndëshkuan Norvegjinë me anë të Saul. Mesfushorit të Atletico Madrid i mjaftuan pak sekonda për të kaluar ekipin e tij në avantazh.
Italisë i është dashur një penallti për të çarë mbrojtjen greke. Prekje e topit me dorë nga miqtë dhe penallti për të kaltrit në minutën e 63-të. I pagabueshmi Jorginho ka gjetur golin e dytë në këto eliminatore.
Ekipi i Roberto Mancinit është afër fitores së tetë në po kaq ndeshje dhe kualifikimit në Euro 2020. Në ndeshjet e tjera, Suedia udhëheq 0-4 përballë Maltës, ndërsa Liechtenstein ka barazuar rezultatin kundër Armenisë. /abcnews.al

